Peshkopia njihet per mjaft gjera te cilat e kane bere te famshme jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Ballkan .
ne Peshkopi ndodhet mali me i larte i Shqiperise mali Korab dhe gjithashtu ndodhet edhe lumi Drin, lumi me i gjate ne Shqiperi . ja dhe disa foto
er1
Monday, September 2, 2013
kuzhina
kuzhina tradicionale e peshkopise eshte nje nga me te mirat me ballkan . ja edhe disa foto te cilat tregojne qarte talentin dhe perkushtimin e 2 guzhiniereve ne peshkopi .
peshkopia
Peshkopia është një qytet në verilindjen e Shqipërisë. Peshkopia është kryeqendra e Rrethin e Dibrës dhe Qarkut i Dibrës. Bashkia e Peshkopisë ndodhet në brigjet e lumit Drin.
Lugina e Drinit është pjesa më e ulët e rrethit. Në afërsi të Peshkopisë ndodhet dhe mali më i lartë i Shqipërisë, Mali i Korabit (2,751 metra lartësi).
Pozita gjeografike[redakto]
Rrethi i Dibrës bën pjesë në rajonin veri-lindor me një reliev përgjithësisht kodrinor-malor.Pra shtrihet në Veri-lindje të Shqipërisë në dy anët e luginës së Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje nga vargmali i Korabit dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës. Qendra e rrethit është qyteti i Peshkopisë.Qendra e rrethit (Peshkopia) shtrihet 185 km nga kryeqyteti dhe 21 km largësi nga pika e doganës së Bllatës në Maqellarë.Ky rreth është vendosur në këto koordinata gjeografikë:41ş 53’ 20”,dhe 41ş 33’ 40” gjerësi gjeografike veriore dhe 20ş 34’ 50” dhë 20ş 07’ 00” gjatësi gjeografike lindore.Kufizohet nga kufij konvencionale në lindje më republikën e Kosovës dhe të Maqedonisë me një gjatësi kufitare 90 km nga të cilat 19 km janë lumorë.Në veri kufizohet me rrethin e Kukësit me 75 km vijë kufitare.Në perëndim me Mirditën 13 km vijë kufitare dhe me rrethin e Matit me 60 km vijë kufitare.Në jug me Bulqizën 27.8 km vijë kufitare.Ky rreth ka një ndërtim të komplikuar gjeologjik që është kapur herë pas herë nga lëvizjet neotektonikë ngritëse që ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e relievit.Rrethi i Dibrës ka një reliev kodrinor-malor që varion nga 350 m (lugina e Drinit të Zi) deri në 2751 në majën e Korabit.Bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare malore dhe mesdhetare para malore meqenëse është pjesë përbërëse e pellgut të Drinit të Zi.Ka një hidrografi të pasur me burime mbitokësore dhe nëntokësore ku dega kryesore është Drini i Zi.Dibra dallohet për shumëllojshmërinë e tokave të cilat për shkak të relievit malor shprehen qartë.Gjejmë brezin e tokave aluvionale rreth lumit të Drinit të Zi, të kafenjta, të murrme pyjore dhe atë livadhore malore.Në këtë takojmë breza bimorë si: brezi i dushqeve, ahut dhe haloreve dhe kullotave alpine.Ky rreth ka një popullsi prej 75000 banorësh të vendosur në 1088 km˛ kryesisht në vendbanime të rralla e rurale. Nga pikëpamja administrative ky rreth ka në përbërjen e tij 1 bashki (bashkinë e Peshkopisë) dhe 14 komuna.
Pozita e këtij rrethi ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone që ka qenë herë pozitiv e herë negativ gjatë periudhave të ndryshme historike dhe nën ndikimin e faktorëve socialë dhe ekonomikë që kanë lënë gjurmë.Rolin e saj pozitiv ajo e ka patur kur ka shërbyer si një urë lidhëse për trevat e vendit tonë nga perëndimi në brendësi të territoreve shqiptare.Që në antikitet ka funksionuar rruga DURRËS-FUSHA e TIRANËS–DIBËR e cila lidhte bregdetin me vise të tjera lindore.Rolin e kësaj pozite e dëshmon qarte zhvillimi social-ekonomik ,pasi në 1911 Dibra ishte një qendër e rëndësishme artizanale,tregtare,ndërtimore etj;për këtë flasin qartë të dhënat e popullsisë kur ky rreth kishte 11000 banorë.Por roli i kësaj pozite zbehet me vendosjen e kufijve arbitrarë në 1913 ku jashtë mbetën qendra të medha tregtare dhe urbane për kohën si (Dibra e Madhe).Pas 1913 kjo zonë vazhdoi ta luante këtë rol por me një intensitet më të dobët.Deri kur në vitet 1945-1990 u ndërpre plotësisht kjo lidhje dhe u kthye në një faktor pengues dhe izolues për të.Pas viteve 1990 kjo zonë e rimerr rolin e saj lidhës por me një intensitet më të vogël por që gjithsesi vlen për tu përmendur si projekti i ndërtimit të Autostradës që do të kalojë nëpër rrugën e vjetër dhe lidhja e saj me një arterie me rrethin e Kukësit do ti rikthente rëndësinë e pozitës gjeografikë këtij rrethi së bashku me burimet që përmban dhe do ta kthente këtë rreth në një qendër të një eurorajoni ndërkufitar dukë bërë që pozita të bëhet faktor zhvillimi.
Kushtet natyrore[redakto]
Rrethi i Dibrës ka një ndërtim te larmishëm gjeologjik molasat e plio-kuarternarit.Flishiri dhe formacione te tjera si magmatik dhe depozitime të kuaternarit ne afërsi të luginës.Vendin kryesor e zënë molasat e plio-kuarternarit,por gjejmë edhe rreshpet e paleozoit si dhe gëlqeroret e mesozoit që janë edhe formacionet më të vjetra të vendit tonë.Kurse shkëmbinjtë efuzivë dhe flishet ndërtojnë skajin me jugor te vargut të Korabit gjejmë edhe formacione karbonatike dhe ultra-bazike.Këto formacione kane bërë që ky rajon te këtë pasuri te shumta si bakër në kodrat e Tominit, mermer në Muhur si edhe pasuri të shumta ne inerte si argjila.
Subscribe to:
Posts (Atom)